Pjesëmarrës:

Bujar Hoxha, kryetar – OEJK
Astrit Fazlija, anëtar i Bordit –  OEJK
Lulzim Agani, anëtar i Bordit – OEJK
Kay Kurimoto, Ambasada Japoneze në Kosovë
Luljeta Arifi, koordinatore ekzekutive – OEJK

Me kërkesë të kryetarit të Odës Ekonomike Japonezo-Kosovare (OEJK)  z.Bujar Hoxha, u mbajt takim me diplomaten për çështje ekonomike  znj. Kay Kurimoto, në  Ambasadën Japoneze në Kosovë.

Rendi i ditës:

  1. Identifikimi i Odave Ekonomike Japoneze në regjion dhe Evrope
  2. Bashkëpunimi me JETRO , organizmi  i aktiviteteve kulturore si dhe trajnimeve

z.Hoxha, kryetar i OEJK falemnderoj znj.Kurimoto, për  mikpritjen  në Ambasade, me qëllim të diskutimit, në identifikimin e Odave ekonomike në regjion si dhe në Evrope.  

znj.Kurimoto, falënderoj kryetarin Hoxha, për iniciativën e marrë, në organizmin e këtij takim si  dhe informoj të pranishmit në takim, se bazuar në informatat të cilat i posedon, Odat  Ekonomike Japoneze në regjion, gjenden në Serbi, Shqipëri  si dhe në Maqedonin  Veriore, për të cilat do ti kontaktoj Ambasada. Ndërsa Bosna si dhe Mali i Zi , ende nuk kane një Odë të till.

Kryetari Hoxha, kërkoj nga Ambasada,  të ndihmoj OEJK në identifikimin e   Odës  ekonomike me seli në Japoni.

Znj. Kurimoto , tha se  në  Japoni, është Japan Business Federation, cila ka në mandat  hartimin e politikave për biznese, të cilat politika i propozojnë Qeverisë për miratim. I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka, në pranverën të vitit të ardhshëm (2024) do të shkoj në Japoni, dhe do të kontaktoj përfaqësuesit nga Japan Business Federation. Disa nga Ambasadat në regjion kanë bashkëpunim me Japan Business Federation. Ndërsa Ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, z.Ryuta Mizuuchi është i interesuar  për bashkëpunim me Odat në Evrope  si dhe Odën  më të  mëdha  e cila  është në Düsseldorf. Odat në perëndim, kanë tjetër mandat nga kjo e Kosovës.

z. Hoxha, theksoi se për OEJK, është me rendësi të jenë në kontakt me  Odat  të tjera, për  shkëmbim  përvojash, për të cilin mund ti ofrojmë njëra tjetrës. Në një të ardhëm të afërt ato mund të vizitojnë Kosovë dhe të ndërtojmë bashkëpunim. OEJK është e interesuar  në organizmin e aktiviteteve kulturore si dhe trajnimeve  tha kryetari Hoxha, sikurse trajnime  të cilat organizohen nga Instituti Kaizen  dhe nëse keni mundësi ti  kontaktin, Instituti Kaizen me seli në Kroaci. Një heri kemi shumë të rëndësishëm edhe organizmin e takimi  me JETRO. Takimi mund të organizohet  edhe online.

Znj. Kurimoto , njoftoj kryetarin Hoxha , se  Ambasada ka pas një takim me JETRO. Në planin për vitin 2024 , jemi në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës , ku diplomati i Kosovës në Tokio z. Arber Mehemti , është i emëruar si përfaqësues i Kosovës për “EXPO 2025 Osaka Kansai”. Bazuar në informuar, do të hartohet  plani dhe programit, për përfaqësimin e Kosovës në  “EXPO 2025 Osaka Kansai”.

Categories Lajme