Në organizim të Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë dhe në prani të përfaqësuesve nga Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës, bankat dhe bizneset që operojnë në Kosovë, u mbajt sesioni informues për trajnimet dhe konsulencat që ofron Kaizen Institute Croatia.
Fjalën hyrëse e mbajti z. Bujar Hoxha, Kryetari i Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë, i cili falënderoi pjesëmarrësit për interesimin e tyre në këtë sesion informues dhe i informoi për misionin dhe vizionin e Odës.
Përfaqësuesja nga Ambasada Japoneze në Kosovë, znj. Kay Kurimoto, përgëzoi Odën për këtë iniciativë dhe ndau informacionin se si japonezët jetojnë dhe punojnë me metodën Kaizen.
Themeluesi dhe partneri në Kaizen Institute Croatia, z. Ivan Gadže, ndau informata dhe përvojën rreth trajnimeve dhe konsulencave që ofron Kaizen Institute. Z. Gadže shprehu dëshirën e madhe që Kaizen Institute të ketë partner edhe në Kosovë.