Sot në Prishtinë, është mbajtur kuvendi themelues i Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë (OEJK)

Në Kuvendin themelues për kryetar të Odës me mandat dy vjeçar u zgjodh z. Bujar Hoxha.

z. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë,  përshëndeti  themelimin e OEJK, njëheri  falënderoi kompanitë themeluese të Odës. Z.Yamanka,  foli për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë që nga eksporti, turizmi, importet, shkëmbimet e eksperiencave dhe mundësitë tjera të shumta të bashkëpunimit.

Kryetari  i OEJK, z. Hoxha, falënderoi  themeluesit e Odës, për besimin e dhëne. Z.Hoxha theksoi se do të jetë i fokusuar në konsolidimin e Odës, promovimin e produkteve vendore, turizmin etj. Ai po ashtu theksoi se, ne si komunitet biznesi do të punojmë së bashku për përmirësim të klimës së biznesit në vend duke pas si model Japoninë. Kryearti Hoxha theksoi angazhimin për rritjen e bashkëpunimin me Ambasadat në Prishtinë e Tokio, si dhe me odat ekonomike respektive në Japoni

Categories Lajme